Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS HUMBJES NDAJ PARTIZANIT/ Shkëmbi: Në futboll gjërat zgjidhen ose me merkato, ose duke u larguar trajneri

Bledi Shkëmbi, trajneri i Dinamos, ka shpjeguar se skuadra vazhdon të shfaqë të njëjtat probleme duke mos konkretizuar rastet që krijon. Pas derbit të humbur ndaj Partizanit, ai tha për “SuperSport” se merkato apo largimi i tij mund të zgjidhte këtë situatë.

“Vazhdojmë të gabojmë e të luajmë këto ndeshje të njëpasnjëshme jo të mira. E nisëm mirë, pastaj kundërshtari na vuri në vështirësi. Pati momentet e veta të shënonte, ashtu siç patëm ne mundësi me Mihanën. Pjesa e dytë ishte deri diku e barabartë, patëm momente për të shënuar dhe nuk ia dolëm dhe këto rastet e humbura. Mendonim se nëse do të shënonim të parët do të kalonim momentin psikologjik por për fat të keq nuk ia dolëm.

Skuka nuk bëri në pjesën e parë ato detyra që i kishim caktuar, ndaj zëvendësimi ishte vendimi im.

Mungesa e eksperiencës dhe momenti jo i mirë psikologjik bëri që të gabojmë.

Mendoj se është një grup i mirë ku nuk ka asnjë problem me njëri-tjetrin. Është normale që nuk jemi një grup i fortë që në momente të vështira të jetë ai i grup që t’i kalojë. Nuk dua të keqkuptohem, grupi nuk ka probleme me njëri-tjetrin, por ndoshta na duhet më shumë kohë për t’u bërë një grup siç e e mendoni dhe siç e dua edhe unë. Një grup i fortë që në momente të vështira të arrijë të nxjerrë skuadrën nga presioni.

Nuk mendoj se neglizhojnë ndaj njëri-tjetrit futbollistët. Por në këto situata është e vetmja mënyrë që çdo futbollist duhet të japë mbi 100% për të kaluar këtë moment të vështirë.

Në futboll gjërat zgjidhen ose me merkato ose ikën trajneri. Janë edhe dy ndeshje që besoj se mund të bëjmë mirë se mendoj se në ekip ka burra. Por ndoshta në këtë moment po e vuajnë më shumë se sa duhet.

Merkato? Nuk është moment për të thënë emra e kush do të largohet. Kemi edhe dy ndeshje shumë-shumë të vështira, në futboll vetëm duke fituar ndeshjen e radhës mund të rikuperosh diçka nga situata në të cilën jemi”, tha Shkëmbi.

Related posts

LIGUE 1/ Thiago Motta ‘var këpucët në gozhdë’, por mbetet te PSG-ja

Sadik.Autor

KOFERENCA E LAMTUMIRËS/ Messi: E ula pagën për 50%, bëra gjithçka, por ishte e pamundur

Delo.autor

E PAPRITUR/ “Gazzetta dello Sport” shokon me lajmin për Ibrahimovic

Delo.autor

Leave a Comment