Gossip Sport

ÇINA HYN NË MES TË NJË TJETËR ÇIFTI? Gruaja e ish-futbollistit të Interit bën reagimin epik

Çina Suarez tashmë është një emër i njohur në botën e sportit. Modelja ishte protagoniste në telenovelën e gjatë me çiftin Ikardi-Uanda. Ajo u akuzua se hyri në mes tyre për t’i ndarë por tanimë çdo gjë është në normalitet. Megjithatë ndjekësit nuk lënë pa thumbuar.

Reputacioni i keq i saj mesa duket po përhapet dhe në çifte të tjera. Gruaja e ish- futbollistit të Interit, Maro Zarate ka qenë shënjestra e radhës. Natali Ueber u pyet nga fansat lidhur me Çinën.

“Me reputacionin e keq të Çinës, nuk ke frikë që do ta marrë burrin?”, ishte pyetja e një fansi.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Natali e cila u përpoq të kthente një përgjigje sa më diplomatike. “Askush nuk të merr asgjë. Ai që largohet e do këtë gjë. Preferoj të shoh nëse Mauro i kthen përgjigje. Pastaj do t’i shpjegoj asaj që ai ka qenë i martuar për 12 vite”.

Emri i Çina Suarez vazhdon të përmendet nëpër media.

Related posts

MOURINHO E DO PATJETËR/ Manchester United ofron Darmian + pará për Perisic

Isa.Autor

ISH-TRAJNERI I JUVENTUS/ Fabio Capello: Ai ishte çelësi i fitores së “ZONJËS SË VJETËR” kundër Inter

Isa.Autor

BALAJ ËSHTË MAKTHI I TIRANËS/ 10 gola në 8 ndeshje. Ja statistikat që trembin bardheblutë

F.autor

Leave a Comment