Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Akordi Inter-Barcelona, gati shkëmbimi në janar. Pritet “ok” nga Xavi

Do të kishte një parim marrëveshjeje, mes Interit dhe Barcelonës, për një shkëmbim huazimi, në janar, mes Alexis Sanchez dhe Luuk de Jong, sulmuesi holandez i cili është në Barcelonë si huazim nga Sevilla.

Sipas gazetës katalane “Sport”, marrëveshja do të ishte shumë e avancuar, aq sa tashmë ka një marrëveshje mes palëve. Për dritën jeshile do të mungonte vetëm okja përfundimtare nga trajneri katalanas Xavi.

De Jong, një qendërsulmues holandez 188 centimetra, nuk është integruar kurrë në lojën e Barcelonës, e përbërë nga linja të shkurtra.

Për këtë arsye, klubi dëshiron të ktheje në Spanjë Alexis Sanchez, i cili dëshiron të luajë më shumë.

Prandaj, lindja e negociatave që përfshin edhe Sevillan, e cila mban kartonin e de Jong, por nuk do ta kundërshtonte marrëveshjen.

Sipas Sport, Interi i ka dhënë tashmë dritën jeshile operacionit, pavarësisht paraqitjeve të fundit pozitive të Sanchez me fanellën e Nerazzurrëve.

Related posts

BOHLI ÇMENDET NË MERKATO/ Ofron 110 milionë euro për të afruar te Çelsi mesfushorin e talentuar

F.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Roma dhe “Zonja e Vjetër” përgatiten për shkëmbimin e talenteve, ja fatet e tyre

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Zgjodhi PSG-në për shkak të pagës së lartë, tifozi ironizon Donnarumma-n dhe i ofron… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment