Basketball Sport Të tjera

NBA/ Golden State s’njeh pengesa, Phoenix e Brooklyn buzëqeshin pas kohës shtesë

Golden State thellon edhe më shumë diferencën me rivalët në NBA, pas fitores së sotme ndaj New York me rezultatin 105-96. Suksesi i 23-të sezonal për Warriors (kanë edhe 5 humbje), që udhëheqin renditjen në Konferencën e Perëndimit.

Curry me 22 pikë ishte shënuesi më i mirë për miqtë, ndërkohë që 34 pikë erdhën nga lojtarët e stolit. Replikon me fitore edhe Phoenix, që mundi 11-107 pas kohës shtesë rivalët e Portland, në një ndeshje me rivalitet.

Ayton ishte lider në parket për Phoenix, që realizoi 28 pikë e 13 rebound, mbështetur edhe nga Paul me 24 pikë. Pas kohës shtesë fiton edhe Brooklyn, qëmundi 131-129 Toronto, sfidë ku diferencën e bëri Kevin Durant, me një “triple double”.

Durant realizoi 34 pikë, 13 rebound e 11 asist, ndërsa Mills 30 pikë. Të gjithë titullarët e Nets realizuan mbi 10 pikë, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e VanVleet për kanadezët.

NBA – Rezultatet e sotme

Brooklyn – Toronto, 131-129

New York – Golden State, 96-105

Portland – Phoenix, 107-111

Related posts

MAN UNITED DUHET TË FESTOI/ 26 vjet më parë, “DJAJT” e nisën me tri pikë në tri ndeshje, por FITUAN…

Isa.Autor

PSG “trullos” BONUCCIN me OFERTËN STRATOSFERIKE, italiani drejtë…

Isa.Autor

SHQIPËRI-MOLDAVI/ Kombëtarja shumë pranë golit, e pabesueshme çfarë humb Hysaj (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment