Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PRITET TË HIDHET SHORTI/ Rruga e Shqipërisë drejt Euro 2024 nis sot me… Nations League

Kombëtarja jonë sot i ka sytë nga shorti në Nion të Zvicrës, ku do të mësojë edhe kundërshtarët e grupit për edicionin 2022-2023 të Ligës së Kombeve.

Në këtë kompeticion Shqipëria ka një ecuri pozitive, ku edicionin e kaluar ndodhej në Ligën C dhe arriti të fitonte grupin ku ndodhej dhe falë kësaj është ngjitur në Ligën B, ku edhe niveli i skuadrave është më i lartë. Në Ligën B marrin pjesë kombëtare si Suedia, Ukraina, Rusia apo Sllovenia.

Gjithçka do të zbulohet sot në orën 18:00, kur Shqipëria do të njohë edhe rivalët që do të ketë në grup. Ndërsa, mundësia për të shkuar në Europian nëpërmjet Ligës së Kombeve nuk është bërë akoma e ditur, pasi UEFA nuk ka publikuar formatin e “Euro 2024”.

Ky informacion pritet që të zbulohet sot.

Related posts

“IBRAHIMOVIC ËSHTË SHUMË I FORTË”/ Flet Edy Reja: Mendoj se Hysaj dëshiron të qëndrojë tek…

Delo.autor

PRITEN LARGIME NË JANAR/ Ja lojtarët e Tiranës në udhëkryq për të ardhmen

Delo.autor

E HABITSHME/ Guardiola i irrituar edhe pse skuadra e tij shënoi gjashtë gola

Isa.Autor

Leave a Comment