Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Verstappen: Titullin e fitova në pistë, më përgëzuan edhe rivalët e Mercedes

Dita e sotme është afati i fundit për Mercedes për të apeluar çdo vendim që është marrë nga komisarët e garës së fundit të Formula 1, atë të zhvilluar në pistën e Abu Dhabi. Gjithçka ka lidhje me titullin kampion bote të fituar nga piloti holandez Max Verstappen me Red bull.

Ky i fundit shprehet se askush nuk mund t’ia rrëmbejë titullinm. “Ne fituam në pistë, ku ka flamuj jeshilë, dritat jeshile. Askush nuk mund ta mohojë këtë fakt, ndaj nuk jam aspak i shqetësuar nga apelimi që bëjnë të tjerët. Unë ndihem 100% kampion bote”, u shpreh Max Verstappen.

“Më vjen keq që ndodhi kështu, por ishin vetë drejtuesit e Mercedes ata që më përgëzuan dhe uruan pas garës së fundit në pistën e Yas Marina. Më përgëzoi edhe vetë Toto Wolff, ndaj mendoj se kjo është një histori e mbyllur përgjithnjë”, tha Verstappen, që fitoi titullin e parë në karrierë.

Related posts

RIKTHIMI I IZRAELIT NË “ELBASAN ARENA”/ Trajneri Andreas Herzog: Maksimumin ndaj Shqipërisë

Isa.Autor

MUNDËN PARTIZANIN/ SKËNDERBEU ka ende punë për të bërë, kërkohet ndërhyrje në…

Isa.Autor

Rojo fantastik, Argjentina kalon në avantazh (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment