Futboll

Më shumë se 50 ndeshje në Champions, ja arbitri që drejton Barcelona-Chelsea

Damir Skomina do të arbitrojë të mërkurën, më 14 mars, në “Camp Nou”, në ndeshjen e kthimit të 1/8 finale të Ligës së Kampioneve, Barcelona-Chelsea. Kujtojmë se ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ka përfunduar në barazimin 1-1, ndaj kualifikimi për më tej mbetet i hapur.

Arbitri slloven, me stëmën e FIFA-s që nga viti 2003, ka drejtuar më shumë se 50 lojëra në Champions, duke përfshirë edhe Barcelona-Juventus (3-0), shtatorin e kaluar, në fazën e grupeve, apo më parë Chelsea-Roma (3-3 ), në të njëjtin raund.

I zgjedhur nga FIFA që të jetë një nga dhjetë gjyqtarët europianë në Kupën e Botës së verës së këtij viti në Rusi, Skomina gjykoi finalen e fundit të “Europa League”, Ajax-Manchester United (0-2). Gjithashtu, ai përkoi me Barcelonën në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, kur katalanasit luajtën në fushën e Borussia Mönchengladbach (1-2).

UEFA, gjithashtu, konfirmoi të hënën emërimin e anglezit Michael Oliver për një ndeshjen e kthimit të së mërkurës, Beshiktash-Bayern Munich (ora 18.00), që do të luhet në fushën e skuadrës turke, e cili u shkërmoq 5- 0 në sfidën e parë.

Related posts

KORET RACISTE TË TIFOZËVE TË VARDARIT/ Por shikoni çfarë bëjnë kur iu shkojnë shqiptarët (VIDEO)

Delo.autor

ASTON VILLA-TOTTENHAM/ Autogol qesharak nga mbrojtësi Alderweireld, Mourinho nuk i beson syve (VIDEO)

Delo.autor

MOS E BESONI PO DESHËT/ Messi i mahnitur: Ajo që bëri CR7 me Juventusin është…

Delo.autor

Leave a Comment