Futboll Sport

ERDHI ME BUJË TEK VLLAZNIA/ Nuk la asnjë shenjë me shkodranët, largohet mesfushori 25-vjeçar

Ndonëse erdhi me bujë te Vllaznia në merkaton e verës, Uellington Gustavo nuk la asnjë shenjë te skuadra shkodrane.

Mesfushori brazilian firmosi një kontratë 3-vjeçare me kuqeblutë, por pa mundur dot që të bindtë asnjë nga stafi teknik, teksa ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin shkodran.

25-vjeçari nuk u aktivizua për asnjë minutë në Kategorinë Superiore, por shansi iu dha në Kupën e Shqipërisë ndaj Labërisë dhe me Vllazninë U-21, por as aty nuk mundi dot që të bindte me aftësitë e tij trajnerin, Thomas Brdariç.

Braziliani bëhet lojtari i parë që lë Shkodrën ende pa filluar merkato e janarit teksa largohet në drejtim të vendlindjes, në Brazil.

Related posts

Zidane “shokon” botën e sportit, merr këtë vendim për “El Clasicon”

Sadik.Autor

“LUFTA MBRENDA FAMILJES”/ Icardi kundër Argjentinës. ACAROHET KEQ Di Maria: Nuk më…

Isa.Autor

SFIDA NDAJ JUVENTUSIT/ Ancelotti po mendon për Hysajn, por ka…

Delo.autor

Leave a Comment