Futboll Sport

ERDHI ME BUJË TEK VLLAZNIA/ Nuk la asnjë shenjë me shkodranët, largohet mesfushori 25-vjeçar

Ndonëse erdhi me bujë te Vllaznia në merkaton e verës, Uellington Gustavo nuk la asnjë shenjë te skuadra shkodrane.

Mesfushori brazilian firmosi një kontratë 3-vjeçare me kuqeblutë, por pa mundur dot që të bindtë asnjë nga stafi teknik, teksa ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin shkodran.

25-vjeçari nuk u aktivizua për asnjë minutë në Kategorinë Superiore, por shansi iu dha në Kupën e Shqipërisë ndaj Labërisë dhe me Vllazninë U-21, por as aty nuk mundi dot që të bindte me aftësitë e tij trajnerin, Thomas Brdariç.

Braziliani bëhet lojtari i parë që lë Shkodrën ende pa filluar merkato e janarit teksa largohet në drejtim të vendlindjes, në Brazil.

Related posts

YLLI I MILANIT VUAN JASHTË FUSHAVE/ Klubi historik portugez tani i mban para nga rroga, ja arsyeja…

Delo.autor

SFIDA NDAJ KASTRIOTIT/ Sulmuesi Gjata vjen i dëmtuar, trajneri Shkëmbi ka vetëm një dilemë

Delo.autor

Sanchez merr “7” te Manchester United, mbyll edhe derën e rikthimit të Ronaldos

Q.Autor

Leave a Comment