Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Versttapen: Në sytë e Lewis pashë respekt, do të ishte mëkat nëse…

“Pasi përfundoi gara e fundit dhe zbrita nga makina, u përshëndeta me Lewis, bashkë u pamë sy më sy dhe në atë moment pashë që ai kishte respekt për mua”. Ka qenë kjo deklarata e dhënë nga piloti 24-vjeçar holandez Max Verstapen, i shpallur kampion bote në Formula 1 këtë sezon.

Ai shton se nuk dëshiron që Lewis të tërhiqet nga sporti, deklaratë kjo e dhënë nga Toto Wolff, shefi i  Mercedes. “Me Lewis pilotuam në limitet e mundësive tona dhe të makinave që përdorim. Është një nga më të mirët në histori dhe do të ishte një mëkat nëse tërhiqet”, tha Verstappen.

“Ai do të ketë mundësi të duelojë sërish vitin tjetër për titull, ndaj mezi pres që të përballem sërish me të në pistë sezonin e ri. Mes nesh ka respekt pavarësisht asaj që ndodh në pistë, pasi të dy e dimë që në fund do të ketë vetëm një fitues. Fakti që dueloj ndaj tij më ka bërë edhe më të mirë”, tha holandezi.

Related posts

Shokojnë tifozët e Lacios/ Fletushka KUNDËR GRAVE në 10 rreshtat e parë (FOTO)

Isa.Autor

LEGJENDA SPANJOLLE/ ​Casillas: El Clasicot e vitit 2011 ishin luftë politike mes Spanjës dhe Katalonjës

Isa.Autor

Manchester City nis “luftën” në merkato me Tottenham…

Sadik.Autor

Leave a Comment