Futboll Kategoria Superiore Sport

RENDITJA E SUPERIORES/ Skënderbeu ngjall fundin, ja situata e skuadrave para dueleve të së dielës…

Dy ndeshjet e para të javës së 14 në Superiore kanë dhuruar vetëm pak lëvizje në klasifikim. Mund të thuhet se e vetmja skuadër që ka bërë lëvizje të madhe pas dueleve të së premtes dhe të shtunës, ka qenë Skënderbeu.

Me tre pikët e plota ndaj Kastriotit, korçarët jo vetëm që i largohen vetë zonës së ftohtë, por tashmë hedhin edhe një kandidaturë të fortë për të rivalizuar me ekipet që kanë sipër tyre në renditje për të dalë edhe nga zona e play-out.

Kështu, ajo pikë që mori Dinamo të premten ndaj Vllaznisë merr më shumë vlerë, pasi bën që për momentin kryeqytetasit të mos lejojnë kapërcimin nga korçarët në renditje.

JAVA 14
Të premten
Dinamo-Vllaznia 0-0

Të shtunën
Skënderbeu-Kastrioti 2-1

Të dielën
Egnatia-Laçi  13:45
Kukësi-Partizani 16:45
Tirana-Teuta 19:45

Related posts

Lippi apelon për VAR-in/ Të kuqen e RONALDOS e vlerëson si “haluçinacion” të gjyqtarit

Isa.Autor

LIVE/ Liverpool-Barcelona, 15 minuta nga fundi. Valverde lëviz me ndërrimet

Delo.autor

“SHERIFI I FORTË, POR TEUTA DI SI FITOHET”/ Mbrojtësi Kotobelli tregon arsyet pse u rikthye sërish në Durrës

Delo.autor

Leave a Comment