Futboll Sport

MERKATO E JANARIT/ Akordi Juventus-PSG, gati shkëmbimi i “çmendur” për lojtarët…

“Gazzetta dello Sport” rikthehet të flasë për aksin mes Juventusit dhe PSG-së, që mund të intrigohet fort në merkaton e janarit, me protagonistë emrat e Mauro Icardit dhe Arthur. Të dy futbollistët në fjalë janë të pakënaqur me situatat e krijuara në klubet e tyre përkatëse. Sipas prestigjiozes sportive italiane, ideja e një shkëmbimi mes të dyve ka nisur të marrë formë ditët e fundit.

Flitet vetëm për huazim si fillim, me mundësi blerjeje (këmbimi) përfundimtare në të ardhmen. Është e mundur që Leonardo dhe PSG të jenë të interesuar për këtë skenar, të intriguar nga lloji i lojtarit (Arthur). Nga përfaqësuesit e Mauritos, gatishmëria për të luajtur muajt e ardhshëm i huazuar në Torino ka mbërritur tashmë, edhe pa sigurinë e blerjes përfundimtare.

Related posts

BASKETBOLL/ Kombëtarja i nis mbarë eliminatoret e botërorit, fitore me përmbysje ndaj Luksemburgut

Delo.autor

ISHTE PRANË KALIMIT TEK MILAN/ Pezzella transferohet te Atalanta zyrtarisht por me formulë të veçantë

Delo.autor

NUK KA MBUSHUR AKOMA 21 VJEÇ/ Ylli Haaland: Kjo është ëndrra ime më e madhe

Delo.autor

Leave a Comment