Futboll Kategoria Superiore Sport

SUPERIORJA LUAN JAVËN E 15 NË MESJAVË/ Spikat derbi Partizani-Tirana, ja sfidat e fundit të vitit 2021…

Kategoria Superiore do të luajë sfidat e fundit të vitit kalendarik 2021 në mesjavë, për javën e 15-të, ku do të zhvillohen në dy ditë.

Ditën e mërkurë do të luhen dy ndeshje, në orën 13:45 në stadiumin e qytetit të Laçit do të zhvillohet takimi Laçi-Kastrioti.

Në orën 16:45 në stadiumin “Elbasan Arena” do të luhet takimi Dinamo-Skënderbeu.

Të enjten do të zhvillohen 3 takimet e fundit të javës, por edhe të vitit kalendarik 2021.

Dy ndeshje do të luhen në orën 16:45, ku në stadiumin “Loro Boriçi” përballen Vllaznia-Kukësi, ndërsa takimi tjetër do të jetë Teuta-Egnatia.

Ndërsa në orën 19:45, në stadiumin “AIR Albania” do të zhvillohet derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana.

AXHENDA E JAVËS SË 15-TË NË KATEGORINË SUPERIORE –

E mërkurë, 22 dhjetor 2021 –

LAÇI – KASTRIOTI | 13:45 | Stadiumi “Laçi |

DINAMO – SKËNDERBEU | 16:45 | Stadiumi “Elbasan Arena” |

E enjte, 23 dhjetor 2021 –

VLLAZNIA – KUKËSI | 16:45 | Stadiumi “Loro Boriçi |

TEUTA – EGNATIA | 16:45 | Stadiumi i papërcaktuar |

PARTIZANI – TIRANA | 19:45 | Stadiumi “AIR Albania |

Related posts

MILAN MENDON PËR STAFIN DREJTUES/ “Kuqezinjtë” gati ofertën për drejtorin sportiv të Inter…

Delo.autor

E BUJSHME/ Historia e vjetër e viteve 800’, Messin e thërrasin në Itali për të votuar (FOTO)

Delo.autor

Juventus “djeg” City-in dhe PSG-në, siguron Pellegri-n

Q.Autor

Leave a Comment