Futboll Sport

POLEMIKAT PËR TË ARDHMEN E ZIZU/ Ish-zëvendësi i Zidane: E njoh shumë mirë, ja kur do të kthehet

Shumë zëra në lidhje me të ardhmen e Zinedine Zidane, ish-trajner i Real Madrid, që është folur për një transferim te PSG në disa raste, por edhe te disa klube angleze dhe kombëtarja e Francës.

Megjithatë, sipas atyre që e njohin nga afërm si ish-zëvendësi i tij, Davide Bettoni, nuk ka dyshime se kur Zidane do të kthehet të punojë.

Bettoni ka folur për Marca-n në lidhje me të ardhmen e trajnerit francez duke shpjeguar ndjesitë e tij nga lamtumira nga Real Madrid dhe në vazhdim:

“Kur do të kthehet dhe ku do të shkojë? Nuk e di, nuk kemi folur për destinacionin e tij të ardhshëm. Ka thënë se do të merrte një vit pushim. E njoh shumë mirë Zidane dhe e di se tani nuk mendon për asgjë; e di se është me familjen e tij, kur do të jetë gati të dëgjojë oferta”, ka thënë Bettoni.

“Mendoj se është i hapur për gjithçka dhe se do të vendosë në bazë të shumë faktorëve. Do të shohim në fund të sezonit. Kur është larguar nga Real Madrid, e ka bërë me klas, por edhe me shumë zemër. Mua më ka thënë të qëndroja sepse e shihte energjinë time. Më ka thënë ‘miratimin’ e tij”.

Related posts

PAS DËMTIMIT ME KOMBËTAREN/ Cristiano Ronaldo: E njoh trupin tim dhe kthehem pas dy javësh

F.autor

BËNË BLERJE TË MËDHA GJATË VERËS/ Ja formacioni i Real Madrid për sezonin e ri 2019-2020 (FOTO)

Delo.autor

5 KAMPIONATE TË FITUARA NË 5 VJET/ “Hajmalia” dorëhiqet nga futbolli dhe merr një rrebesh mesazhesh

Delo.autor

Leave a Comment