Futboll Seria A Sport

MUNGON VETËM ZYRTARIZIMI/ Agjenti zbarkon në Milano, zëvendësuesi i Handanovic më pranë Interit

Andre Onana është një objektiv shumë i kërkuar në merkato, duke marrë parasysh faktin që portierit i skadon kontrata në qershor dhe transferimi i tij me parametër zero është joshës për këdo.

Pavarësisht interesit, Interi duket se është rikthyer i pari në hierarkinë e zgjedhjeve të 25-vjeçarit, që deri para pak ditësh kishte shprehur hapur pëlqimin e tij për Barcelonën.

Por ditën e djeshme në Milano është parë agjenti i tij dhe sipas “Tuttosport”, arsyeja ka qenë për të hedhur bazat e një akordi që mund të zyrtarizohet në janar.

Portieri i Ajaksit mund të nënshkruajë një kontratë me cilindo klub me hyrjen e vitit që po vjen dhe kjo do të jetë koha kur do të përcaktohen edhe detajet e fundit e nëse gjërat vazhdojnë kështu, ardhja e Onanës në Milano do të jetë vetëm një formalitet.

Por deri në hedhjen e firmave, tek Interi e dinë mirë se duhet të qëndrojnë vigjilentë dhe të mposhtin konkurrencën, për të bërë të mundur që nga 1 korriku të kenë mes shtyllave gardianin kamerunas.

Related posts

ÇUDIRAT E BOTËRORIT/ Mesfushori i Marokut ngeci në tualet, trajneri shkon e kërkon dhe…

F.autor

E BUJSHME/ Dëmtimi i tij do të zgjasë shumë, Zherard Pike mendon largimin nga futbolli për t’u bërë…

Delo.autor

Barcelona – Valencia, statistikat e pjesës së parë

Sadik.Autor

Leave a Comment