Futboll Sport

DEKLARATA E FORTË/ Sulmuesi i Barcelonës: Im atë më kritikonte dhe kërcënonte

Sulmuesi i Barcelonës, Martin Breithuejt, ka marrë pjesë në një dokumentar të organizuar nga “433” dhe “Lucky Mental”, ku ndër të tjera ka kujtuar fëmijërinë e tij.

Gjatë emisionit ai ka rrëfyer se babai i tij ka qenë shumë i ashpër me të kur ishte ende fëmijë. Fillimisht ka qenë babai i tij, i cili ka treguar gjithashtu ashpërsinë e tij kundrejt të birit.

“Kur Martin luante futboll i vogël ia kam bërë shumë të vështirë. Gjithnjë e vija nën presion, e çoja deri në limite”, ka thënë babai i sulmuesit të Barçës.

Vetë sulmuesi danez, duke komentuar fëmijërinë është shprehur:

“Babai im ka qenë shumë i ashpër me mua, që kur isha fëmijë, sillej me mjaft rreptësi. Unë isha fëmijë dhe shumë gjëra nuk i kuptoja dhe gjithçka më dukej e ndërlikuar.

Madje, kishte raste kur mendoja se çfarë babai është ky, nëse më donte apo jo”. Breithuejt u transferua në verën e vitit 2020 te Barcelona, por për momentin nuk luan pasi është i dëmtuar.

Related posts

“Bild” zbulon: Bayern do të shesë mesfushorin më produktiv në sezonin e shkuar

Isa.Autor

TEUTA KAMPIONE E SUPERIORES/ Kapiteni Arapi: Ky titull më ka shijuar më shumë se gjithë të tjerët

Delo.autor

Perez i çmendur pas Neymarit, bën gati ofertë faraonike për PSG-në

Sadik.Autor

Leave a Comment