Futboll Sport

“MË PËLQENTE TË DILJA DHE TË PIJA”/ Ylli i Roma-s: Mourinho më ka përmirësuar

Rick Karsdorp, mbrojtësi i Roma-s, ka folur në lidhje me eksperiencën e tij me klubin verdhekuq.

“Më pëlqente të dilja dhe të pija, tani nuk ndodh më. Arsyeja pse kam ardhur të luaj jashtë ka qenë pikërisht projekti i Roma-s. Mourinho më bën më të mirë. Këtu tifozët të lënë të qetë”, ka thënë Karsdorp për Gazzetta dello Sport.

“Natyrisht, ka tifozë që më afrohen kur jam  në rrugë, por nuk ekzagjerojnë. Nëse kam dalë për darkë, presin me durim deri në fund për një autograf ose një fotografi.

“Për shkak të dëmtimeve nuk kam arritur të tregoj vlerën time për shumë kohë, njerëzit kanë filluar të pyesin nëse mund ta përballoja nivelin dhe nëse  mund të isha plotësisht në formë. Pas periudhës time të dytë në Holandë jam kthyer i vendosur të kem sukses këtu. Ka funksionuar dhe jam bërë titullar”.

“Pasioni për klubin është i qartë, veçanërisht në derbin kundër Lazio-s, që është pak më shumë intensiv se Feyenoord-Ajax. Edhe në Holandë është e njëjta gjë: nëse luan mirë, je një hero; nëse luan keq, kritikohet. Edhe pse, tani që e mendoj, ndoshta personat janë pak më kritikë këtu në Feyenoord”.

Related posts

FISHEKZJARRE DHE KËNGË/ Tifozët mbushin rrugët e Shkodrës. Shikoni çfarë ndodhi pas fitimit të Kupës (VIDEO)

Delo.autor

Ish-futbollisti i Realit: Messi i pandalshëm, është nga një botë tjetër

Delo.autor

EURO 2020/ U kualifikuan 4 kombëtaret e fundit, mësoni të gjitha grupet… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment