Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ E prezantuan si strateg dhe gjeni, Milan shkarkon trajnerin me dy fjali

Milani ka shkarkuar zyrtarisht Marco Giampaolon pas 111 ditësh dhe pasi ky i fundit arriti të merrte vetëm 3 fitore (Brescia, Verona, Genoa) në 7 javët e para, ku u pësuan edhe katër humbje (Udinese, Torino, Inter, Fiorentina), pra 9 pikë në total.

Trajneri ka zbrazur dollapin e tij dhe është larguar, teksa e kanë telefonuar si Boban ashtu edhe Maldini, duke e falënderuar.

Por, komunikata e klubit kuqezi për një trajner që e prezantoi si “strategun” e madh dhe si atë që do të sillte revolucionin është shumë e shkurtë, dy radhë..

“AC Milan komunikon se ka shkarkuar nga detyra Marco Giampaolon si trajner të ekipit të parë. Klubi falënderon Marcon për aktivitetin e zhvilluar deri tani dhe i uron suksese profesionale”.

Related posts

REAL MADRID-SHAKHTAR DONETSK/ Ancelotti i beson treshes së sulmit Vinicius-Benzema-Vazquez (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“SKUADRA ARRITI QËLLIMIN”/ Flet trajneri Sadedini pas barazimit: Përgëzoj çunat sepse besuan te goli…

Delo.autor

Juventusi jep në huazim lojtarin, 4 ekipe të Serie A vihen në radhë

Q.Autor

Leave a Comment