Futboll Sport

BARCELONA GATI TAPETIN E KUQ/ Ylli i Mançester Sitit do të prezantohet në…

Me apo pa dritën jeshile nga Liga spanjolle e futbollit, Barcelona e ka vendosur të firmosë me sulmuesin e Mançester Sitit, Ferran Torres. Madje, mediat spanjolle kanë bërë me dije se klubi katalanas ka përcaktuar edhe datën e prezantimit të sulmuesit 21-vjeçar.

Sipas “La Vanguardia” dhe “Sport”, Ferran Torres do të prezantohet si lojtar i Barcelonës më 28 dhjetor, pra fill pas pushimeve të Krishtlindjes.

Edhe pse në fakt mungon zyrtarizmi i transferimit të sulmuesit nga Siti te Barça, në kryeqendrën e Katalonjës kanë bërë gati gjithçka.

Barça dhe Siti kanë rënë dakord për shifrat e transferimit, teksa “Qytetarët” do të përfitojnë 55 milionë euro drejtpërdrejt dhe 10 milionë të tjera në formë bonusesh të ndryshme, për ta çuar shifrën finale të transferimit në 65 milionë euro.

“La Fanguardia” ka bërë me dije se Barça do të zyrtarizojë afrimin e sulmuesit të kombëtares spanjolle më 27 dhjetor.

KAVANI – E ndërsa marrëveshja me Ferran Torres është e mbyllur, mediat spanjolle pranë Barcelonë kanë bërë me dije se klubi katalanas ka zbehur interesimin e vet për shërbimet e sulmuesit të Mançester Junajtidit, Edinson Kavani.

Related posts

KUNDËRPËRGJIGJEN “KATALANASIT”/ Pas një pasimi “MAGJIK” nga Messi, Pedri rihap sfidën ndaj Bilbaos (VIDEO)

Delo.autor

Statistikat dhe kuriozitetet, ja çfarë duhet të dini për supersfidën Portugali-Spanjë

Sadik.Autor

PAS FITORES NË “CAMP NOU”/ Valverde: Dembele ishte njëri nga yjet ndaj Villarrealit

Isa.Autor

Leave a Comment