Futboll Sport

ZYRTARE/ Çështja e pagave, mbrojtësi mbyll aventurën e tij te ekipi i Kategorisë së Parë (FOTO)

Mbrojtësi i majtë Nertil Hoxhaj e ka mbyllur aventurën e tij me Besën e Kavajës.

Këtë lajm e ka bërë vetë zyrtare Hoxhaj me anë të një “Story” në profilin e tij të rrjetit social në “Instagram” duke bërë me dije “divorcin” me klubin kavajas:

“Prej sot nuk jam më pjesë e ekipit të Besës! Për shumë arsye vendosëm që të ndëprinim bashkëpunimin. Dua të falënderoj klubin, stafin dhe të gjithë lojtarët për çdo moment të kaluar së bashku dhe vlerësimin që më kanë dhënë dhe ju uroj më të mirat në vazhdim!”, ishte postimi i Hoxhajt.

Arsyeja e këtij largimi nuk dihet, por me shumë gjasa pritet të jetë çështja e pagave të palikujduara.

Related posts

Racizmi ndaj Kaçes, sulmuesi tërbon grekët: Ergysi është shqiptari im!

Q.Autor

MOTO GP/ Piloti Marquez konfirmon mungesën: Nuk do të marr pjesë në testet dimërore

Delo.autor

LIVE/ Barcelona-Liverpool, Messi thellon shifrat

Delo.autor

Leave a Comment