Bundesliga Futboll Sport

MERKATO E JANARIT/ Arrihet akordi për 50 milionë euro, Bayerni gjen pasardhësin e Coman në Angli

Bayern Munchen do të shpenzojë 50 milionë euro në merkaton e janarit për brazilianin Raphinha të Leeds United.

25-vjeçari është pjesë e ekipit anglez prej tetorit të vitit të kaluar dhe ka bërë shumë mirë deri tani në Premier League.

Këtë sezon ka shënuar 8 gola në kampionat, teksa në tetor ai debutoi me kombëtaren braziliane (5 ndeshje dhe 2 gola).

TNT Sports raporton se Raphinha do të transferohet te Bayern Munchen, ndërkohë që Leeds United do të përfitojë 50 milionë euro.

Lojtari latin shihet si pasardhësi i Kingsley Coman. Francezi nuk po rinovon kontratën me bavarezët dhe në verë do të provojë një aventurë të re në karrierë.

Nga ky operacion i merkatos do të përfitojë 1.5 milionë euro klubi brazilian i Avai, aty ku sulmuesi i djathtë nisi karrierën si profesionist.

Related posts

FORMULA 1/ Flet shefi i skuadrës Mercedes: Më mirë të fluturoj në hënë se sa tek Ferrari

Delo.autor

NËSE NUK LARGOHET/ Reali planifikon të bëjë turpërimin e madh ndaj Gareth Bales

F.autor

Kategoria e Parë / Dinamo, Vllaznia e Egnatia kryesojnë dy grupet (KLASIFIKIMI)

Isa.Autor

Leave a Comment