Futboll Sport

“RRESPEKTE BIG MAMA”/ La shtëpinë e “BBV” pas akuzave ndaj Antonelës, Granit Xhaka mbështet këngëtaren (FOTO)

Spektakli i mbrëmjes së djeshme të Big Brother Vip është shoqëruar me debate të shumta mes këngëtares Big Mama dhe ish-konkurrentes së Përputhen, Antonela Berisha.

Pas diskutimeve, Big Mama vendosi të lërë shtëpinë e Big Brother duke sjellë reagime të forta në rrjet, pas akuzave që Antonela lëshoi ndaj këngëtares, të cilën e akuzoi se e kishte sharë nga nëna në gjuhën serbe.

Këngëtarja shpërtheu në akuza dhe ofendime ndaj konkurrentes tjetër dhe vendosi në këtë pikë që të lërë garën. Pavarësisht zëra pro dhe kundër Big Mamës, futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka i ka dalë në krah këngëtares.

Xhaka ka postuar në rrjetin e tij social Instagram, një story ku shpreh mbështetjen ndaj këngëtares: Respekte Big Mama.

Related posts

AS BUFFON AS NEUER/ Ja kush është portieri më i mirë në botë…

Isa.Autor

ANALIZA/ MILANI I BRISHTË: Kuqezinjtë vuajnë administrimin e rezultatit

Isa.Autor

PLAS NË “LORO BORIÇI”/ Policia përplaset me tifozët e Partizanit. Shoqërohet menaxheri i klubit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment