Futboll

“Ai është trajneri më i dështuar i historisë së Premier League, Rashford nga ai do të mësonte si të humbiste”

Jose Mourinho ka sulmuar “trajnerin më të dështuar të historisë së Premier League” për mendimin që kishte për Marcus Rashford.

Frank de Boer tha se ishte “mëkat” që Rashford luante nën urdhrat e Mourinho-s, pasi loja e tij është e kufizuar.

“Është një mëkat që trajneri është Mourinho pasi normalisht ai është një lojtar anglez që ka nevojë për minuta në mënyrë që të gabojë dhe të mësojë. Por Mourinho nuk është ashtu. Ai kërkon rezultatet,” është shprehur ish-trajneri i Crystal Palace për BT Sport.

“Nëse ai ka dy ndeshje jo të mira, ai do ta heqë nga formacioni.

“Ai është një lojtar, ai është shumë i ri, ka nevojë për minuta. Atë lojtar duhet ta shohësh çdo javë në fushë.”

Kur pyetet për komentet e holandezit ditën e hënë, Mourinho dha një përgjigje klasike drejt trajnerit që u shkarkua nga Crystal Palace vetëm shtatë ndeshje pasi ishte emëruar.

“Kam lexuar çfarë tha trajneri më i dështuar i historisë së Premier League, Frank De Boer – shtatë ndeshje, shtatë humbje, zero gola – se Marcus nuk do të mësonte nga unë,” shprehet Mou.

“Nëse Marcus do të mësonte nga Frank, do të mësonte si të humbiste.”

Related posts

ÇFARË EKIPI ËNDRRASH! Zbulohen katër dëshirat e Manchester Unitedit në merkaton e verës

Delo.autor

Hoeness paralajmëron kampionët: Bayern synon hakmarrje

Sadik.Autor

Njihuni me Rivelinon, shpikësin e driblimit vdekjeprurës (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment