Futboll Kategoria Superiore Sport

LARGIMI I DAJËS NGA PARTIZANI/ Klubi në lëvizje për zëvendësuesin, ja kush do i drejtojë tani “demat”…

Largimi i Ilir Dajës nga detyra e trajnerit të Partizanit, ka vendosur klubin e kuq në lëvizje për të gjetur pasuesin e tij.

Në mënyrë provizore “demat” do t’i drejtojë Dritan Mehmeti, i cili mban rolin e trajnerit të Partizanit U-21.

Mehmeti do të jetë trajner i përkohshëm i klubit të kuq nga kryeqyteti deri në momentin ku drejtuesit do të kenë gati trajnerin e ri për skuadrën e tyre.

Partizani në 15 ndeshje të zhvilluara në këtë edicion të Kategorisë Superiore, ka fituar vetëm 4 ndeshje, ka barazuar 6 dhe humbur 5, duke grumbulluar 18 pikë dhe duke u pozicionuar në vendin e pestë.

Related posts

BARCELONA-GETAFE/ Një gafë e pabesueshme, mbrojtësi Chakla i dhuron një gol “Katalanasve” (VIDEO)

Delo.autor

Ronaldo “ikonë” e Realit/ Ja 7 momentet më të papërsëritshme me fanellën e “Los Blancos”

Isa.Autor

NGA SHIU NË BRESHËR/ Si sulmuesi Bullari humbi Kombëtaren dhe shansin për të luajtur në Angli

Delo.autor

Leave a Comment