Futboll Kategoria Superiore Sport

KËRKOJNË PËRFORCIME/ Partizani me sytë nga merkato, Jamir Hyka në “lupën” e të kuqve

Jahmir Hyka prej muajsh nuk angazhohet në një klub dhe në merkaton e dimrit ai do të jetë në lëvizje për të gjetur një ekip, ku të vijojë karrierën. Në ditët e fundit ai është parë si një opsion për Partizanin.

Klubi i kuq e ka studiuar prej kohësh 33- vjeçarin dhe tashmë mund të shfrytëzojë shansin për ta arritur duke përfituar nga fakti se është i paangazhuar. Mes palëve ka pasur kontakte, megjithëse ende nuk është folur për një marrëveshje përfundimtare.

Aftësitë teknike dhe eksperienca e madhe e tiranasit mund ta shtyjnë Partizanin të bëjë lëvizje akoma më konkrete drejt tij. Hyka mund të luajë në mesfushë, por edhe në krahët e sulmit.

Partizani vuan shumë për alternativa në ofensivë dhe Hyka është pa dyshim një nga emrat më interesantë që dritarja dimërore e transferimeve ofron.

Ish-lojtari i kombëtares sheh edhe Kinën si opsion, por pandemia e ka bërë mjaft të vështirë transferimin në vendin aziatik.

Related posts

EKSPERTI ITALIAN “SHËNJESTRON” HYSAJN/ Nuk janë të ÇMENDUR që e vlerësojnë 50 milionë euro…

Isa.Autor

FESTA ME SHQIPONJË/ Pas simbolit të SHQIPËRISË nga RAMOS, reagojnë mediat SERBE

Isa.Autor

MUNGOI NË SFIDËN CHAMPIONS NDAJ LEIPZIG/ Messi zbarkon në Madrid. Ja çfarë po ndodh me argjentinasin…

Delo.autor

Leave a Comment