Futboll Sport

“DO HAMË PËRSHESH”/ Bare u tregon spanjollëve në shqip menynë speciale për Krishtlindje

Tradita është traditë dhe respektohet kudo që të jesh. Kështu, edhe Keidi Bare ka respektuar traditën shqiptare për Krishtlindje sa i përket menysë speciale të natës së festës.

Bare ka treguar për faqen e klubit të Espanjol para festës së si priste Krishtlindjet, si do kalonte ditët me familjarët e tij që vinin për vizitë nga Shqipëria në qytetin e Barcelonës, por edhe menynë ideale të natës. “Ajo që do them tani në Spanjë nuk ka një emër. Sepse quhet përshesh dhe bëhet me miell misri”, tha duke qeshur mesfushori shqiptar.

Ai tregoi gjithashtu se dhurata që do të kujtonte gjithmonë nga Krishtlindjet ishte një makinë. “E kisha kudo me vete. Nuk ishte një makinë nga të mëdhatë, jo. Ishte nga ato loje me telekomandë”, shtoi me humor futbollisti kuqezi.

Related posts

INTER-SASSUOLO/ Inzaghi i beson dyshes së sulmit Lautaro-Sanxhez (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E ARDHMJA E MBROJTËSIT ALABA MBETET NJË MISTER/ Chelsea gati të befasojë Real Madrid në momentin e fundit

Delo.autor

DINAMO TBILIS-TIRANA/ Egbo hedh nga minuta e parë 2 debutues (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment