Futboll Premier League Sport

BARAZIMI NDAJ SOUTHAMPTON/ I pamposhturi Conte: Ndoshta lodhja bëri që të marrim vendime të gabuara

Antonio Konte nuk e fsheh zhgënjimin për mungesën e fitores kundër Sauthemptonit, një ndeshje që skuadra e tij e dominoi dhe luajti edhe 11-10 për më shumë se një pjesë.

“Duhet të jemi të zhgënjyer sepse duhet shfrytëzuar situata e superioritetit numerik. Por, të luash pas 44 orëve përsëri nuk është e lehtë, sepse duhet të rikuperosh energjitë nga ndeshja e fundit. Ndoshta lodhja bëri që të marrim vendime të gabuara, veçanërisht kur mbërrinim në zonë.

Nuk është e lehtë të marrësh një rezultat të mirë në këtë stadium. Në fund ne mund të kishim bërë më mirë”, deklaroi tekniku italian.

“Nuk dua të komentoj vendimet apo situatat e dy golave të anuluar. Ka një gjyqtar dhe VAR. Duhet të pranojmë vendimet. Kejn luajti një ndeshje të mirë. Mund të kishte shënuar dy herë. Paraqitja e tij ishte e mirë. Ai luajti me pak lodhje, por si e gjithë skuadra”, nënvizoi trajneri i Totenhemit.

Related posts

PAS HUMBJES HISTORIKE NË CHAMPIONS/ Tifozët e Schalkes i priste katastrofa e radhës në aeroport, ja si u kthyen

Delo.autor

Perez “projekton” Benzemanë dhe Zidanin e ri në Angli

Q.Autor

Shqipëri U21-Bosnje U21/ Nis pjesa e dytë, Bushi menjëherë me dy zëvendësime

Sadik.Autor

Leave a Comment