Futboll Premier League Sport

“PREJ ATIJ JAM AKOMA TEK ARSENAL-I” Xhaka: Një ditë do t’ua rrëfej fëmijëve

Dy vite pas hedhjes së famshme të fanellës drejt tifozëve, Granit Xhaka është kthyer të flasë për marrëdhënien me Arsenal-in, që nuk ka qenë kurrë kaq e fortë sa tani. Merita? E trajnerit Mikel Arteta që ka besuar tek ai, në fushë dhe jashtë.

I ardhur në vend të Emery, trajneri i ri i ka dhënë një jetë të re sportive mesfushorit me origjinë shqiptare, i cili ka kaluar nga lamtumira e mundshme te rinovimi i kontratës.

“Është pjesë e jetës. Kisha arritur në pikën që ishte e qartë se duhej të largohesha. Më pas diçka ka ndryshuar me Arteta-n. Ai është arsyeja pse jam akoma sot tek Arsenal”, ka thënë Xhaka për The Athletic.

“Ajo që ka ndodhur dy vite më parë (fanella e hedhur drejt tifozëve) më ka ndihem të rritem dhe mendoj se mund t’ua rrëfej një ditë fëmijëve të mi. Nuk mund të them se sot unë dhe tifozët e Topçinjve jemi miq të ngushtë, por që jemi afruar. Sigurisht, më duan më shumë se sa dy vite më parë”.

Related posts

KRITIKON “TOPIN E ARTË”/ Koulibaly mbi zgjedhjet e kandidatëve: S’është e drejtë që ai është lënë jashtë

Delo.autor

HERNANDEZ DEBUTON ME GOL NË AMERIKË/ “Kuqezinjtë” zhgënjehen në miqësoren ndaj Novarës

Delo.autor

Zvicra drejt çerekfinaleve/ Taulant Xhaka i “rreh shpatullat” vëllait të vogël (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment