Futboll Premier League Sport

“INTER, NUK DUHET TË MBARONTE KËSHTU”/ Lukaku bën Chelsea-n të dridhet: Kam gabuar…

Në një intervistë të dhënë për Sky, Romelu Lukaku është kthyer të flaë për lamtumirën e tij nga Inter-i dhe deklaratat befasuese nuk kanë munguar.

“Nuk duhej të ndodhte në atë mënyrë. Mënyra si jam larguar nga Inter-i, si ia kam komunikuar tifozëve, kjo gjë më ka shqetësuar. Nuk ka qenë momenti i duhur. Kam thënë gjithmonë se e kam Inter-in në zemër, do të kthehem të luaj aty, e shpresoj me të vërtetë”, ka thënë sulmuesi belg.

“Jam i dashuruar me Italinë dhe ky është momenti për të treguar se çfarë ka ndodhur me të vërtetë, pa folur keq për njerëzit e përfshirë. Dua t’u kërkojë falje tifozëve të Inter-it. Mendoj se kam gabuar: mënyra si jam larguar nuk ka qenë e duhura.

“Duhej të kisha folur në fillim me ju sepse gjërat që ju keni bërë për mua, familjen time, mamanë time, për djalin tim do të mbeten përgjithmonë me mua. Shpresoj me gjithë zemër që një ditë të kthehem tek Inter-i dhe jo në fundin e karrierës. Do të doja të kthehesha kur të jem akoma në nivele të larta dhe të fitoja akoma më shumë me fanellën zikaltër”.

Related posts

Zyrtare: Sulmuesi i Premierligës i bashkohet Sevillës

Q.Autor

FOTOLAJM/ Çudira në Kukësi-Skënderbeu, koret bari 10 minuta para ndeshjes…

Delo.autor

PSG, Marquinos ka një mesazh prekës për Lucas

Q.Autor

Leave a Comment