Futboll Sport

ZYRTARE/ Klubi i mbrojtësit kuqezi në Serinë A pranë përjashtimit, para mesnatës të Vitit të Ri ndodhi “mrekullia”

Seria A do të vazhdojë me 20 skuadra në pjesën e dytë të saj në vitin 2022 dhe jo me 19 siç mendohej pasi Salernitana nuk po gjente pronarë të rinj. Klubi i cili kishte qenë nën pronësinë e Klaudio Lotitos, president edhe i Lacios, duhej të kalonte në administrim tjetër brenda datës 31 dhjetor 2021, përndryshe do të përjashtohej automatikisht nga Seria A.

Ofertat kishin munguar gjatë këtyre ditëve dhe në Itali u mendua se klubi, pjesë e të cilit është edhe mbrojtësi i përfaqësueses, Federik Veseli, do të përjashtohej nga kampionati duke përfunduar direkt te amatorët, ndërsa pjesa e dytë e sezonit do të luhej me 19 ekipe. Por pak orë para mesnatës, ndodhi mrekullia.

Biznesmeni napolitan Danilo Iervolino, ka paraqitur një ofertë te grupi që administronte Salernitanën në këto muaj, duke dhënë garancinë e blerjes së klubit plotësisht brenda 45 ditëve. Ai ka shpenzuar rreth 10 milionë euro për blerjen e klubit, si dhe ka depozituar rreth 20 milionë euro të tjera si garanci për mbarëvajtjen e skuadrës në pjesën e dytë të sezonit sa i përket pagesave që duhet të bënte. Këshilli i Administrimit të Salernitanës ka pranuar ofertën dhe ka lajmëruar Federatën Italiane para mesnatës se tashmë klubi kishte një pronar. Kështu, është evituar largimi i Salernitanës, duke bërë që kampionati të mos vazhdonte në anormalitet

Related posts

PEREZ I HAP RRUGË TRAJNERIT ZIDANE/ Juventus duhet të ndryshojë planet për teknikun

Delo.autor

FLAMURTARI-KUKËSI/ Trajneri Duro synon fitoren në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PREZANTOHET TEK JUVENTUS/ De Ligt flet si “bardhezi”: Kam qenë admirues i…

Delo.autor

Leave a Comment