Futboll Sport

TËRHIQET NGA FUTBOLLI NË MOSHËN 30-VJEÇARE/ Mesfushori Proper habit me deklaratën: Nuk argëtohesha më

Mesfushori i PSV-së, Davi Proper i ka dhënë lamtumirë futbollit të luajtur në moshën 30-vjeçare. Këtë lajm e ka bërë vetë zyrtare klubi i njohur holandez nëpërmjet kanaleve të saja zyrtare, ku mesfushori ka sqaruar dhe opinionin publik përse ndërmori këtë akt duke i dhënë fund karrierës së tij:

“Vendimin e kam marrë përpara Krishtlindjes. Si vendim ishte i duhuri, një frymëmarrje për mua. Gjatë periudhës kur kam qenë jashtë shtetit kam vënë re se gradualisht dëshira për të luajtur futboll po binte.

Është jashtëzakonisht e vështirë të pranoj që jeta ime përcaktohet plotësisht nga orari i ngarkuar. Pandemia e COVID-19 dhe mungesa e dashurisë nuk më ndihmuan.

Mendova se me kthimin në Holandë do të më rikthehej edhe dëshira për t’u argëtuar. Fatkeqësisht nuk ishte kështu, edhe sepse nuk ndihem rehat në këtë sistem.”, tha Proper.

30-vjeçari holandez në këtë sezon me fanellën e PSV-së është aktivizuar në total në 9 ndeshje në kampionat duke realizuar dhe 1 gol dhe duke dhuruar 1 asist.

Related posts

MOSHA DHE SUAREZ/ “Jashtëtokësori” zhytet në krizë, nuk është më i pari

Delo.autor

LIVE/ Po luhet super sfida Juventus-Milan. Rezultati 1-0

Delo.autor

DISFATA NDAJ LUFTËTARIT/ Flet trajneri Daja: Duhet të mbledhin mendjen, duke…

Delo.autor

Leave a Comment