Futboll Premier League Sport

ZYRTARE/ Southampton i Brojës blihet nga një serb, zbuloni cilët janë drejtuesit e rinj (FOTO)

Sauthempton do të ndryshojë pronësi. Miliarderi serb, Dragan Solak do të jetë pronari i ri i klubit.Lajmin e ka bërë publik vetë klubi në një postim në Instagram, ku shpjegon detajet e kësaj lëvizjeje.

“Përgjatë këtyre dy viteve kemi kërkuar një investitor të duhur për klubin. Tani kemi gjetur zgjedhjen perfekte. “Sport Republic” janë investitorë me eksperiencë në fushën e futbollit,” u shpreh drejtori i klubit Martin Semens.

Çfarë janë “Sport Republic”?

Një kompani me bazë në Londër, e themeluar nga Henrik Kraft dhe Rasmus Ankersen. Vizioni i tyre është të ndihmojnë futbollin dhe teknologjinë, që të arrijnë maksimumin e potencialit. Miliarderi serb, Dragan Solak është themeluesi i “United Group”, e cila është lider në fushën e telekomunikacionit dhe medias në Europën lindore.

Related posts

Trajneri Sarri drejt rinovimit me Napolin, por me klauzolë lirimi

Sadik.Autor

E zbulon Totti: “Buffoni dhe Cannavaro donin të vinin te Roma”

Q.Autor

PRESIDENCA I VË KUSHT STAFIT TEK TIRANA/ Ja çfarë duhet të bëjnë në sezonin e ri…

Delo.autor

Leave a Comment