Futboll Sport

TJETËR ARRITJE NË FUTBOLLIN SHQIPTAR/ Tre arbitre femra pajisen me stemën e FIFA-s

Një tjetër arbitre shqiptare merr stemën e FIFA-s. Bëhet fjalë për Mirela Çemerin, arbitre e kolegjiumit të Durrësit, e cila është pajisur së fundmi me “pasaportën ndërkombëtare” e që i lejon tashmë të gjykojë ndeshje jo vetëm në Shqipëri, por edhe në arenën ndërkombëtare.

Sipas Fshf.org, Mirela Çemeri nuk është arbitrja e vetme që pajiset me stemën e FIFA-s, pasi edhe dy asistentet Mirjeta Salla dhe Edjena Kapxhiu, pas punës së palodhur u shpërblyen duke u pajisur me këtë aset të rëndësishëm.

Kjo nuk është hera e parë që arbitre femra të rritura në mjedisin shqiptar arrijnë të pajisen me stema të FIFA-s, teksa më parë kanë arritur suksese të tilla edhe Emanuela Rusta si arbitre kryesore dhe Erinda Kume e Koleta Prenga si asistente.

Related posts

VEPRIMI SHEMBULLOR/ SERBI i Man United bën gjestin e rrallë, financon kurimin e tifozit me… 

Isa.Autor

“PLESHTI” ISHTE NJË HAP LARG BARCELONËS/ Koeman “lan duart”: Messi kishte konflikt me klubin, jo me mua

Delo.autor

U STËRVIT TEK ISH-KLUBI I ANDERLECHT/ Lukaku “tërbon” drejtuesit e “Djajve të Kuq” me veprimin e tij, ja gjoba të majme

Delo.autor

Leave a Comment