Futboll Kategoria Superiore Sport

SUPERIORE/ Spikat derbi i Shqipërisë, zbulohet axhenda e javës së 16-të

Kategoria Superiore do të luajë ndeshjet e saja të para të vitit kalendarik 2022 në dy ditë, 15 dhe 16 janar.

Sfida hapëse e këtij viti kalendarik do të jetë ajo mes Skënderbeut dhe Laçit, e cila do të luhet në Korçë në orën 13:45.

Në orën 16.45 në stadiumin “Elbasan Arena” do të luhet supersfida Kukësi-Dinamo. Ndërsa në orën 19:45 në stadiumin “AIR Albania” do të luhet derbi i Shqipërisë, Tirana-Vllaznia.

Të dielën e datës 16 janar do të zhvillohen dy takime në të njëjtën orë, në 13:45. Në stadiumin “Arena Egnatia” do të luhet takimi Egnatia-Partizani dhe në stadiumin e qytetit të Kamzës do të zhvillohet dueli Kastrioti-Teuta.

AXHENDA E JAVËS SË 16-TË NË KATEGORINË SUPERIORE –

E shtunë, 15 janar 2022 –

SKËNDERBEU – LAÇI | 13:45 | Stadiumi “Skënderbeu” |

KUKËSI – DINAMO | 16:45 | Stadiumi “Elbasan Arena” |

TIRANA – VLLAZNIA | 19:45 | Stadiumi “AIR Albania” |

E dielë, 16 janar 2022 –

EGNATIA – PARTIZANI | 13:45 | Stadiumi “Arena Egnatia” |

KASTRIOTI – TEUTA | 13:45 | Stadiumi “Kamza” |

Related posts

TMERR TEK GALATASARAY/ Sulmuesi Falcao përfundon në spital me fytyrë të masakruar, ja shkaku…

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Arsenal – Watford

Q.Autor

Forma e dobët, tallen me Interin në rrjetet sociale (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment