Futboll Sport

ZYRTARE/ Vllaznia prezanton mesfushorin francez, firmos kontratë 1+1

Vllaznia ka arritur të zyrtarizojë një tjetër lojtar në merkato. Klubi shkodran ka firmosur me futbollistin Mikael Panos me një kontratë 1+1. Francezi stërvitet prej muajit shtator me kuqeblutë dhe sot ka ardhur dhe zyrtarizimi i klubit për blerjen e saj më të re.

NJOFTIMI I KLUBIT TË VLLAZNISË –

“KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur marrëveshjen me futbollistin Michaël Panos duke firmosur me të një kontratë njëvjeçare me të drejtë zgjatje edhe një viti tjetër. Lojtari në fjalë ka disa muaj që stërvitet me skuadrën dhe nga sot është zyrtarisht pjesë e saj.

KF Vllaznia i uron mirëseardhjen këtij futbollisti.

Welcome Michaël Panos!”

Related posts

Oddo konfirmon largimin nga Udineses

Sadik.Autor

Juventus-Bologna., formacionet zyrtare

Sadik.Autor

(VIDEO) Reagon United, barazon rezultatin ndaj Leicester

Q.Autor

Leave a Comment