Gossip Sport

DIKUR NË VARFËRI, SOT NË LUKS/ Rrëfehet Georgina Rodriguez: Ronaldo më ndryshoi jetën (FOTO)

Zhorzhina Rodrigez është një ndër emrat më të lakmuar të mediave rozë, për shkak se është e lidhur prej vitesh me Kristiano Ronaldon. Edhe pse jeton në luks, jeta për modelen nuk ka qenë gjithmonë e thjeshtë.

Në një intervistë mjaft interesante, 27 vjeçarja tregon për vuajtjet që ka pasur përpara se të njihte Ronaldon.

“Ardhja ime në Madrid ishte e tmerrshme. Kërkoja në vende të ndryshme për qera dhe përfundova në një dhomë, që dikur ishte një depo. Ishte ftohë në dimër dhe paguaja 250 paund në muaj. Jeta ime ndryshoi kur njoha Ronaldon.”

Zhorzhina u transferua vetëm në Spanjë gjatë adoleshencës dhe punonte si asistente në një dyqan. Kurse tani është një prej modeleve më të kërkuara dhe e fejuara e një ylli të futbollit botëror si CR7.

Related posts

“POSHTË KOMUNISTËT”/ Por banderola e “Fanaticsave” me Ainshtainin ishte edhe një… (FOTO)

Delo.autor

STATISTIKA TË FRIKSHME/ Lukaku është një tren, në 90 minuta barazon rekordet e Ronaldos e Völler

Delo.autor

“ÇMENDET” LIVERPOOL NË MERKATO/ Klopp kërkon në ekip sulmuesin e “Katalanasve”…

Delo.autor

Leave a Comment