Futboll Seria A Sport

STUDIMI/ Në Milano gjejnë zgjidhjen për të evituar shembjen e stadiumit “San Siro”, e shpëton “unaza e dytë”

Milani dhe Interi kanë nisur tashmë rrugën e tyre për të ndërtuar stadiumin e ri ku do të luajnë, por çfarë do të ndodhë me stadiumin aktual, mitikun “San Siro”? Me asnjë prej skuadrave që luan në këtë impiant, hipoteza më e mundshme ështe ajo e shembjes së tij. Por shumë tifozë duan që stadiumi të mbijetojë si vepër historike dhe në fakt kanë gjetur një hapësirë ligjore që të jetë e tillë.

Në vitin 2026, nëse stadiumi do të mbetet në këmbë deri atëherë, do të mbushen 71 vite që nga ndërtimi i “unazës së dytë” të stadiumit, pjesës së sipërme të tij. Në këtë moment, hyn në fuqi normativa ligjore për pasuritë kulturore në Itali dhe impianti në fjalë do i nënshtrohet studimit historik-arkitektonik.

Ky studim mund ta shpallë impiantin në fjalë me “vlera historike” dhe të ndalojë shembjen e tij. Një gjë që kërkohet me ngulm nga një grup tifozësh që janë organizuar dhe kanë bërë kërkesën nëpërmjet një zyre ligjore në mënyrë që tempulli i futbollit milanez të mbetet në këmbë edhe pasi Milani dhe Interi ta kenë braktisur.

Related posts

ARRIHET AKORDI/ Van de Beek me ekip të ri, Ajaxi konfirmon gjithçka!

Delo.autor

I FIKSUAR PAS MAKINAVE/ Xherdan Shaqiri në shoqërinë e “bishës” me vlerë 220 mijë euro (FOTO)

Delo.autor

DUAN TË MBAJNË RITMIN E MAN CITY/ Liverpooli për pikë të plota në “Selhurst Park”

Isa.Autor

Leave a Comment