Futboll Shqipëri Sport

U INFEKTUA ME COVID-19/ Lajm i mirë për sulmuesin e kombëtares tonë, gati të kthehet në stërvitje

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rey Manaj, ka rezultuar negativ me COVID-19, pas tamponit të fundit që ka kryer. 24-vjeçari është kthyer sërish për Specian dhe do të jetë i gatshëm për sfidën e së dielës me Xhenoan.

Manaj kishte rezultuar pozitiv me datë 29 dhjetor së bashku me disa lojtarë të tjerë dhe nuk ishte pjesë në sfidën e djeshme në kampionat me Veronën, e cila rezultoi me humbje për Specian.

Pas testimit të sotëm Manaj është gati për t’u kthyer në stërvitje. Sulmuesi do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajneri Tiago Mota dhe do të jetë i gatshëm për transfertën e Xhenoas të dielën.

Related posts

SPEKTAKËL DHE POLEMIKA/ “Los Blancos” fiton derbin me Atleticon dhe shkruan historinë në “Wanda Metropolitano”

Delo.autor

RREGULLORJA/ Ja çfarë rrezikon Tirana pas hyrjes së tifozëve në fushë (VIDEO)

Isa.Autor

LUHET PËR “FINAL 4″/ Partizani, ndaj Dinamos pa një titullar

F.autor

Leave a Comment