Sport Të tjera

SKANDALI TEK SHTANGA/ Shefi i Teutës, Leka: Gjoza ka të drejtë, ja çfarë ndodhi në mbledhje…

Ashtu sikurse Elez Gjoza apo sekretari Florian Hoxha, edhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHP-së, Kreshnik Leka, bën të ditur se Tatjana Marashi ka kërkuar para në këmbim të votës gjatë fushatës.

“Deklaroj se gjatë fushatës në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes, në fundin e vitit 2020, kemi shkuar në qytete të ndryshme me kandidatin dhe presidentin aktual Elez Gjoza, ku kemi takuar drejtuesit e klubeve në të gjithë vendin, duke shpalosur programin për drejtimin e FSHP-së. Ndërkohë, kur kemi takuar shefen e Klubit Skënderbeu, Tatjana Marashi, jemi gjendur përballë faktin skandaloz, ku kjo zonjë në kërkim të votës kërkoi një shumë parash, njëkohësisht vendosi edhe kushtin që të ishte anëtare e Komitetit Ekzekutiv në FSHP.

Gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të federatës, presidenti i vendosi në dijeni sjelljen që zonja kishte mbajtur në fushatë. Por, Marashi reagoi ashpër duke ofenduar presidentin dhe njoftoi dorëheqjen nga KE-ja. Jam i mendimit që zonja në fjalë të mos jetë pjesë e drejtimit të sportit në asnjë institucion”, deklaroi Kreshnik Leka, anëtar në Komitetin Ekzekutiv të peshëngritjes dhe njëkohësisht shef në Klubin Teuta.

Related posts

Muhamed Salah bëhet “qytetar nderi” në vendin aziatik

Isa.Autor

Futbollistët shndërrohen në ikona të epokës moderne në Shën Petërburg (FOTO)

Sadik.Autor

DETAJET E AKORDIT/ Bayern Munich bind Harry Kane, por Tottenham bëhet pengesë

F.autor

Leave a Comment