Futboll Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Pronarët e PSG-së pranojnë humbjen, Mbappe largohet në verë

Sulmuesi i PSG, Kilian Mbape, duket se do të jetë përfundimisht lojtar i Real Madrid sezonin e ardhshëm. Tashmë duken se drejtuesit e klubit “parisiene” janë dorëzuar dhe nuk mund të bëjnë asgjë për të mbajtur sulmuesin në Paris.

Në një intervistë për El Mundo Deportivo, Naser Al-Atijah, një anëtar zotërues i “Qatar Group” deklaroi se francezi është akoma dhe më shumë larg Parisit.“Mbape te Real Madrid? Tani ju dini çdo gjë. Kur dikush dëshiron të largohet, nuk është e lehtë ta mbash” u shpreh Al-Atijah.

Duke filluar nga data 1 shkurt, Mbape do të jetë i gatshëm të nënshkruajë me Real Madrid. Përpjekjet për ta mbajtur sulmuesin në verë ishin të kota dhe verën e ardhshme, PSG nuk do të përfitojë asgjë nga largimi i 23-vjeçarit.

Related posts

PARA NDESHJES CHAMPIONS NDAJ TOTTENHAMIT/ Trajneri i holandezëve: Duam të jemi të guximshëm në fushë, por…

Delo.autor

“TRAJNER SKANDALOZ DHE PA MEND”/ Xhelal Mziu sulmon Panuccin dhe thumbon FSHF-në

Delo.autor

E GJITHË SHQIPËRIA ME SYTË NGA KRISTJAN ASLLANI/ Një gol i tij “garanton” finalen e play-off të Botërorit

F.autor

Leave a Comment