Futboll La Liga Sport

BARAZIM NË “PAQE”/ Barcelona ndalet në frymën e fundit nga Granada, Alves shkruan historinë

Një gol në minutën e 89-të i ka mohuar fitoren Barcelona-s në fushën e Granada-s dhe vendin e tretë të përkohshëm në renditje.

Gjithçka ka ndodhur në pjesën e dytë.

Miqtë kanë kaluar në avantazh me një gol të De Jong në minutën e 57-të. Holandezi ka shënuar me një goditje të bukur me kokë pas asistit magjik të Dani Alves.

Ky i fundit është bërë lojtari më i vjetër që luan një ndeshje të La Liga-s me Barcelona-n.

Në minutën e 80-të, skuadra e Xavi-t ka mbetur me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të Gavi-t. Granada ka përfituar nga superioriteti numerik 9 minuta më mbrapa, duke barazuar me Puerta-s.

Ky rezultat i lë blaugranat në vendin e gjashtë të renditjes.

Related posts

NUK NDALET ME PËRFORCIMET/ Milan gati dy super goditje për merkaton e janarit, ja emrat…

Delo.autor

E BUJSHME/ Partizani kallëzon në prokurori Kridens Metën, ja prapaskenat e hetimit… (DETAJET)

Delo.autor

SURPRIZA PARA DERBI/ Ëmbëlsira më të vogla për tifozët e Partizanit, ja çfarë bie në sy tek tribuna VIP (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment