Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Hamilton festoi ditëlindjen në heshtje, ja personi i vetëm me të cilin kontakton

Lewis Hamilton festoi në heshtje 37-vjetorin e lindjes, duke mos postuar asnjë informacion në lidhje me festën apo vendin se ku ndodhet. Një heshtje që shton frikën se mos 7 herë kampioni i botës në Formula 1 vendos të tërhiqet nga garat edhe pse ka ende dy vite kontratë me Mercedes.

Në këtë moshë (37 vjeç), janë tërhequr nga sporti Michael Schumacher, Niki Lauda dhe Jackie Stewart e ndoshta historia mund të përsëritet me Lewis Hamilton. Askush nuk jep asnjë informacion për pilotin dhe gjendjen e tij apo se çfarë do të bëjë britanikun këtë vit. Mësohet se ai mban kontakte me makinën gjermane përmes drejtorit sportiv Toto Wolff, i vetmi përveç familjarëve që komunikon me Hamilton.

Hamilton është në heshtje edhe për sa i përket jetës private, ku gjithnjë ka qenë aktiv. Mediat britanike konfirmojnë se Lewis dhe Mercedes presin përgjigje zyrtare nga hetimi që ka nisur FIA për garën e fundit në Abu Dhabi, garë ku Hamilton humbi titullin kampion. Ata kërkojnë vepra reale dhe jo fjalë, ndaj duket se presin përgjigje.

Related posts

KONFERENCA PAS HUMBJES/ Panucci: Duhet të pyesni Dukën për të ardhmen time

Isa.Autor

ELSEID HYSAJ TEK ROMA? Flet agjenti i lojtarit: Për të mirën e të gjithëve, ne duhet…

Delo.autor

NGA SHIU NË BRESHËR/ Barcelona mposht me “POKER” Alaves

Delo.autor

Leave a Comment