Futboll

Mourinho i reagon De Boerit: Je trajneri më i keq në histori të Premierligës

Jose Mourinho e ka cilësuar Frank De Boerin si trajnerin më të keq në histori të Premierligës angleze, pasi ky i fundit e kritikoi portugezin për historinë e tij me zhvillimin e lojtarëve të rinj.
Ish-trajneri i Ajaxit dhe Interit, De Boer madje ka shkuar edhe më larg duke sugjeruar se është turp për Marcus Rashford që Jose Mourinho është trajneri i tij dhe kujdeset për zhvillimin e tij si lojtar, transmeton Express.

Mourinho i është përgjigjur atij duke ia përmendur atij rekordin tejet të dobët në krye të Crystal Palace.

“I kam lexuar disa komente të trajnerit më të keq në histori të Premierligës, Frank de Boerit”, ka thënë Jose Mourinho.

“Ai kishte shtatë ndeshjes, shtatë humbje dhe zero gola dhe po thotë se nuk është mirë për Rashfordin që unë jam trajner i tij?. Nëse do të stërvitej nga ai, atëherë do të mësonte si të humbiste, sepse ai [De Boer[ e ka humbur çdo lojë”, ka shtuar Mou.

Related posts

ANALIZON SEZONIN E RI TË SERIE A/ Moratti: Ekipi i Inzaghit funksionon, por Mourinho do të luftojë për…

Delo.autor

PRAPASKENAT TEK PSG/ Misteret mbi Messin dhe Sergio Ramos: komunikatat që duken thjesht si “shtyrje kohe”…

Delo.autor

DUAN SUPERLIGËN/ Tension dhe pretendime për 11 metërsh, Vllaznia “mbyt” edhe Dinamon (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment