Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATOJA E JANARIT/ Nga Kallaku te Fernandinho, ja si ndryshon Partizani…

Dështimi në pjesën e parë të sezonit dhe largimi i Ilir Dajës natyrshëm do të pasohej me ndryshime te Partizani. Të kuqtë duket se janë pajtuar me prishjen e misionit për fitimin e titullit dhe kanë nisur të largojnë lojtarë, të cilët përveçse nuk kanë dhënë shumë në fushë, janë një “barrë” financiare për klubin.

I pari ishte Filipoviç, teksa tashmë po mundohen të largojnë Kaçen. Ditën e djeshme u mësua se Mustës gjithashtu i është treguar dera.

Këto largime, bashkë me afrimet e Fernandinjos, Skukës e Kallakurit, sigurisht e ndryshojnë Partizanin. Do të ketë emra të rinj në të tria repartet. Në mbrojtje vjen Fernandinjo në vend të Mustës, teksa pritet edhe përgjigjja finale e Eneo Bitrit.

Në mesfushë ka ardhur Kallaku dhe automatikisht Kaçe del jashtë planeve, me klubin që po tenton ta divorcojë.

Në sulm ka ardhur Skuka, i cili pritet të vendoset menjëherë në majën e ofensivës, i shoqëruar me një mes Carës ose Malës dhe Zhuniorit. Sa për portën, Mehmeti pritet t’i besojë kapitenit Hoxha para Teqjes.

Related posts

Pas derbit, vjen kontrata për Gattuson

Sadik.Autor

ÇUDIRA NGA FRANCA/ Skuadra ngatërron qytet dhe eliminohet nga kupa

Delo.autor

“I GJETA MESAZHE NË CELULAR”/ Françesko Toti thyen heshtjen për ndarjen nga Ilari Blazi: Nuk tradhtova i pari!

F.autor

Leave a Comment