Futboll Seria A Sport

LAJM I KEQ/ Agnelli me Covid-19, humb finalen e Superkupës së Italisë ndaj Interit

Andrea Agnelli nuk do të mund ta ndjekë drejtpërdrejt, në stadiumin “San Siro”, ndeshjen mes Interit dhe Juventusit, të mërkurën në mbrëmje, e vlefshme për Superkupën e Italisë. Presidenti bardhezi rezultoi pozitiv me Coronavirus pas raundit të fundit të tamponëve dhe nuk do të mund të largohet për në Milano.

Ai mungoi edhe dje në “Olimpico” të Romës, me rastin e ndeshjes së fituar 4-3 nga “Zonja e Vjetër” ndaj verdhekuqve të José Mourinhos. Agnelli nuk ka pasur asnjë kontakt me grupin e skuadrës.

Numri një i Juventusit, i vaksinuar rregullisht dhe pa simptoma, është në izolim pas rezultatit pozitiv të tamponit. Pra, Agnelli nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në ndeshjen që dhuron trofeun e parë të sezonit dhe do ta shohë skuadrën e Allegrit të sfidojë rivalët e vjetër të Interit nga televizori.

Related posts

DASHURI E VJETËR/ RONALDO: Kam dashur të luaj për Juventusin që kur kam…

Isa.Autor

Numrat që duhet të dini për “legjendën” e Barcelonës…

Sadik.Autor

“MË KËRCËNUAN ME JETË FAMILJEN”/ Çfarë i ndodhi arbitrit Juxhin Xhaja, telefonatat frikësuese dhe…

F.autor

Leave a Comment