Futboll Premier League Sport

“NE PO ZHGËNJEJMË TIFOZËT”/ Ngrihen dyshime te Manchester United, Ronaldo nuk bashkohet me ekipin

Ekipi i Mançester Juanjtid është akomoduar në hotelin “Hyatt” në prag të sfidës me Aston Vija për Kupën FA. Ajo që u vu re ishte mungesa e Kristiano Ronaldos dhe Herri Meguajër në momentin që skuadra po hynte drejt hotelit.

Mungesa e dy lojtarëve nuk vjen si pasojë e ndonjë dëmtimi, por sipas mediave britanike thuhet se ata do të arrijnë më vonë në hotel, pasi nuk preferuan të udhëtonin me ekipin.

Humbja me Volves në shtëpinë e tyre ka sjellë shumë probleme për teknikun gjerman Ralf Rangnik. Shumë lojtarë ndihen të pakënaqur dhe njëri prej tyre është pikërisht Kristiano Ronaldo.

Ndërkohë, kapiteni Meguajër ka folur për mediat para disa ditësh, për sa i përket gjendjes që ndodhet ekipi: “Ne po zhgënjejmë tifozët. Kjo skuadër përfundoi e dyta sezonin e kaluar. Ne kemi një skuadër më të mirë këtë sezon dhe duhet të tregojmë qëndrimin e duhur” u shpreh anglezi.

Related posts

Dhurata e Ronaldos për djalin e Raulit për ditëlindje

Q.Autor

“MBRETËRESHA IME…TË DUA”/ Mesazhi i fundit i Kobi Brajant për gruan dhe vajzat e tij

F.autor

KLUBI NË KRIZË FINANCIARE/ Barcelona pranon dështimin, nxjerr në shitje 400 milionëshin

Delo.autor

Leave a Comment