Futboll Kategoria Superiore Sport

NDIZET ALARMI/ Dhimbje koke për Shehin, Tirana me 8 mungesa para rikthimit në fushë

E diela ka qenë një ditë alarmi për bardheblutë, sepse tetë lojtarë nuk kanë luajtur fare në miqësoren me Bylisin. Nga gjendja gripale te ushtria janë problemet te Tirana.

Kështu, me urgjencë i janë shtuar listës së mungesave të djeshme dy lojtarë. Ëngjëll Hoti dhe Redon Xhixha u janë shtuar mungesave vetëm ditën e fundit. Hoti ka pasur dy ditë temperaturë. Është bërë menjëherë tamponi dhe ka dalë negativ, duke qetësuar ekipin dhe trajnerin.

Lojtari ka vetëm një gjendje gripale dhe pritet të bashkohet që sot në stërvitje me grupin. Xhixha dje ka pasur marrje mendsh dhe Shehi e ka lënë pushim, se sulmuesi e ka pasur të pamundur për të luajtur. Bardheblutë dihet që kanë të dëmtuar Majkëll Ngonë. Ai është dëmtuar në menisk dhe pritet të operohet nga dita në ditë.

Listës së dëmtimeve i është shtuar Florjan Përgjoni, i cili ka një problem në kofshë. Dje ai nuk ka luajtur, por veçse është stërvitur pak. Gjithsesi, ditët në vazhdim do të shihet gjendja e lojtarit. Filip Najdovski është ruajtur, sepse sapo ka ardhur nga dëmtimi.

Me probleme fizike janë edhe dyshja Enes Kuka dhe Leon Kozi, të cilët kanë disa ditë që nuk stërviten me grupin. Në fund, numrit të madh të mungesave i është shtuar edhe Ardit Toli. Mesfushori është thirrur në shërbimin ushtarak grek.

Lojtari ka udhëtuar drejt Greqisë për t’u paraqitur dhe mbyllur formalitetet e për t’u kthyer në Shqipëri menjëherë. Toli do të jetë i gatshëm nga sot në urdhrat e Orges Shehit.

Related posts

“KATAR 2022″/ Dikur cilësohej si një ndër talentet më të mëdha në Europë, ylli Jonuzaj grumbullohet me skuadrën e…

Delo.autor

RUSI 2018/ “Arsyetimet janë për humbësit”, vjen paralajmërimi i Capello për Anglinë

Sadik.Autor

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Bosnje-Itali. Rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment