Futboll Ligue 1 Sport

“NE DUHET TË LOGJIKOJMË PAK”/ I kërkoi të qëndronte te PSG, Mbappe del në mbrojtje të 8-vjeçares

Kamila është një vajzë 8-vjeçare, e cila është e diagnostikuar me sindromën “VACTERL” dhe gjithashtu është një tifozë e madhe e PSG dhe admiruese e Kilian Mbape.

“Të lutem, qëndro te PSG dhe na bë të ëndërrojmë për një kohë të gjatë… Ne të duam” shprehej 8-vjeçarja në një video-mesazh për idhullin e saj. Por kjo video nuk u prit mirë nga disa mbështetës duke e abuzuar Kamilën nëpër komente.

Reagimi i 23-vjeçarit ishte i shpejtë, duke e mbrojtur menjëherë vajzën. “Unë gjithashtu të uroj një vit të ri sa më të lumtur, Kamila ime e vogël. Vazhdo lufto ashtu siç ti bën, je duke na mësuar të gjithve një mësim për jetën. Dhuna nëpër komente ndaj një fëmije…Ne vërtet kemi arritur fundin. Ne duhet të logjikojmë pak” u shpreh sulmuesi francez.

Related posts

“MILAN NUK E NJEH FJALËN DORËZIM”/ Pioli: Habitem pse fitojmë kaq shumë jashtë

Delo.autor

Zidane nuk e aktivizon në vazhdimësi, Isco drejt largimit nga Reali

Q.Autor

E BUJSHME/ Lazio gjen tek Barcelona zëvendësuesin e Milinkovic-Savic

Sadik.Autor

Leave a Comment