Futboll

Axhenda e Kategorisë Superiore, ja kur do të zhvillohet java e 26-të (FOTO)

Ditën e nesërme do të rikthehet Kategoria Superiore tek sa do të zhvillohen 5 përballjet e javës së 25-të, ku spikat ajo mes Vllaznisë dhe Partizanit, e cila do të startojë në orën 14:00.

Në të njëjtën orë janë planifikuar të luhen edhe dy sfidat e tjera, Luftëtari-Kukësi dhe Lushnja-Laçi. Java e 25-të do të mbyllet me 2 sfidat Teuta-Skënderbeu dhe Flamurtari-Kamza.

Kategoria Superiore – Java 25

E mërkurë, më 14 mars

14:00 Vllaznia-Partizani
14:00 Luftëtari-Kukësi
14:00 Lushnja-Laçi
17:00 Teuta-Skënderbeu
17:00 Flamurtari-Kamza

Të ndikuar nga ndeshjet e ditës së nesërme, Federata Shqiptare e Futbollit, ka vendosur që takimet e javës së 26-të të zhvillohen ditën e diel dhe të hënë.

 

Lushnja-Teuta dhe Laçi-Kamza do të zhvillohen të dielën në orën 14:00, ndërsa tre orë më vonë përballja Skënderbeu-Luftëtari. Në ditën e hënë do të zhvillohen dy takimet e tjera. Kukësi-Vllaznia në orën 14:00, ndërsa në mbrëmje do të kulmojë me sfidën Partizani-Flamurtari, e cila starton në orën 17:00.

Kategoria Superiore – Java 26

E diel, më 18 mars
14:00 Lushnja-Teuta
14:00 Laçi-Kamza
17:00 Skënderbeu-Luftëtari
E hënë, më 19 mars
14:00 Kukësi-Vllaznia
17:00 Partizani-Flamurtari

 

 

Related posts

Son humbet penalltinë/ Koreja e Jugut mposht Uruguajin para 64 mijë tifozëve

Isa.Autor

Puthja mes Guardiolës dhe Mourinhos bëhet “virale” në Barcelonë (VIDEO)

Sadik.Autor

FITORJA E JUVENTUSIT NË TAVOLINË/ De Laurentis do të shkojë deri në… KAS

Delo.autor

Leave a Comment