Futboll Premier League Sport

MERKATOJA E JANARIT/ Tottenham udhëheq garën për Kessie para PSG-së, pasi bisedimet me Milanin…

Bisedimet e Milanit për rinovimin e kontratës së Franck Kessie thuhet të kenë dështuar krejtësisht, ashtu që ai mund të largohet si lojtar i lirë.

Kontrata aktuale e mesfushorit skadon më 30 qershor, ndërsa arritja e marrëveshjes për zgjatjen e qëndrimit në San Siro është shumë larg.

Tottenham Hotspur dhe Paris Saint-Germain janë dy klubet e interesuara për shërbimet e lojtarit nga Bregu i Fildishtë, ndërsa klubi anglez e udhëheq garën.

Sipas Sky Sport Italia, Rossonerët i kanë ofruar pesë milionë euro për sezon plus bonuset 25-vjeçarit, mirëpo agjenti i tij as që u ka kthyer përgjigje, duke qenë se kërkon tetë milionë euro në vit.

Milani refuzon ofertën e Tottenhamit për shkëmbimin Ndombele-KessieMilani refuzon ofertën e Tottenhamit për shkëmbimin Ndombele-Kessie

Në anën tjetër, Sportitalia bën të ditur se Spursat i kanë ofruar tetë milionë euro plus dy milionë të tjera në formë bonusesh.

Milani pagoi 32 milionë euro në vitin 2017 kur e transferoi nga Atalanta, ndërsa në rast të largimit, Kessie do të ishte lojtari i tretë i rëndësishëm që largohet nga Milani me parametrat zero pas Gianluigi Donnarumma (Paris Saint-Germain) dhe Hakan Calhanoglu (Inter).

Related posts

NJË NATË SPECIALE PËR TALENTIN/ Portieri i Genk hyn në histori të Champions League

Delo.autor

EURO 2024/ Zbulohen detajet e ceremonisë hapëse, do të ketë homazhe për legjendën gjermane

F.autor

“KOHA ERDHI”/ Thomas Muller njofton largimin nga Bayern Munich pas 25 vitesh

F.autor

Leave a Comment